Jeta Osh Qef
Home

Facebook sjell risinë që ndihmon njerëzit të menaxhojnë “varësinë” ndaj rrjetit social
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 22/11/2018 22:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Facebook ka sjellë një “mjet” të ri që si qëllim ka të ndihmojë  përdoruesit që të menaxhojnë kohën e shpenzuar në rrjetin social.

Karakteristikat shfaqen në një panel të ri "Sa kohë shpenzoj në Facebook", i cili u njoftua së pari në gusht.

Risia vjen vetëm pak kohë pasi, Instagram, në pronësi të Facebook, lançoi mjetin e tij të matjes së kohës që shpenzohet në platformën e fotove.

Për ta provuar, përdoruesit mund të klikojnë në butonin ‘hamburger’ në këndin e djathtë të sipërm të aplikacionit, pastaj shkoni te seksioni "Cilësimet dhe privatësinë". Aty, përdoruesit duhet të klikojnë në header-in "Your Time on Facebook".

Paneli i kontrollit i lejon përdoruesit të shohin sa kohë shpenzojnë në aplikacion çdo ditë gjatë javës.

Përdoruesit mund të zgjedhin një ditë specifike dhe duke e shtypur mund të informohen për sa kohë e kanë përdorur aplikacionin gjatë asaj dite.

Prej aty, ata mund të caktojnë gjithashtu një limit kohor ditor dhe të marrin një njoftim-kujtesë kur koha e tyre e caktuar ka mbaruar. JOQ Albania