Jeta Osh Qef
Home

Zbulimi i rëndësishëm, një lloj sheqeri mund të ndihmojë në luftën kundër kancerit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/11/2018 16:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një suplemnet ushqimor mund mund të jetë në gjendje të ngadalësojë zhvillimin e disa tumoreve dhe të përmirësojë efektet e trajtimit.

Në kuadër të një studimi të ri të kryer tek minjtë, brejtësve me kancer pankreasi, mushkërie ose lëkure që ju dha manozë, një sheqer gjithashtu i gjendur në boronicat e kuqe si dhe disa fruta të tjera.

Rezultoi që manoza ngadalësoi ndjeshëm rritjen e tumoreve të tyre, pa efekte anësore të dukshme, zbuluan hulumtuesit.Megjithatë, pacientëve u thuhet që të mos fillojnë kurimin me mannozë për shkak të rrezikut të efekteve anësore.

Shkencëtarët shpresojnë që së shpejti ta provojnë këtë lloj sheqeri tek njerëzit për të parë sesi do të reagojnë trupat njerëzorë.

Manoza, e cila mund të blihet në dyqanet e ushqimit të shëndetshëm dhe nganjëherë përdoret për të trajtuar infeksionet e traktit urinar, mendohet të ndërhyjë në aftësinë e tumoreve për të përdorur glukozën që të rriten. JOQ Albania