Jeta Osh Qef
Home

Ja si mund ta gjeni telefonin tuaj të vjedhur duke përdorur një shërbim në Google
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/11/2018 18:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në qoftë se keni në zotërim një pajisje që operon me sistemin Android, atëherë mund të keni një mënyrë të lehtë për ta gjurmuar në rast se ju humb apo jua vjedhin.

Për të lokalizuar telefonin tuaj të zgjuar, mund të përdorni shërbimin “Find my Device ” që ofrohet nga Google. Ky shërbim ju ndihmon të shikoni se cila ka qenë vendndodhja e fundit e pajisjes suaj në një hartë.

Ndërsa Google Maps përmirësohet, shërbimi do të vazhdoj të gjejë pajisjen me teknologjinë më të fundit të GPS. Me përditësimin e fundit, Google po shton mbështetjen e hartës së brendshme për shërbimin e pajisjeve të humbura.

Teksa sot mund të gjeni harta të brendshme kryesisht për vende si aeroportet, qendrat, stadiumet dhe bizneset e tjera të mëdha.

Nëse ju qëllon të humbisni telefonin, apo edhe t’jua vjedhin tashmë mund të keni harta të brendshme edhe të vendin ku ndodhet pajisja juaj, nëse sistemi i pozicionimit të brendshëm aktualisht funksionon.