Jeta Osh Qef
Home

Nuk po u ecin shitjet me super iPhone-t e rinj, Apple rikthen prodhimin e iPhone X
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 23/11/2018 20:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kompania amerikane e pajisjeve elektronike, Apple ka rifilluar prodhimin e iPhone X për shkak të kërkesës më të dobët për modelet e fundit XS dhe XS Max.

Sipas një raporti të The Wall Street Journal,  ky vendim është marrëe për shkak të një marrëveshjeje të bërë me Samsung për të blerë një sasi të caktuar të ekraneve OLED.

Duke qenë se modelet OLED këtë vit po dështojnë që të shiten në sasitë e nevojshme për të përmbushur kushtet e marrëveshjes, raporti sugjeron që Apple po kthehet në modelin e vitit të kaluar për një zgjidhje.

Sipas traditës, kompania e ndaloi shitjen e iPhone X në dyqane kur nxori në treg iPhone XS dhe dy pajisjet e tjera për herë të parë.

iPhone X mendohet të jetë më i lirë për t’u prodhuar sesa XS ose XS Max në sajë të modelit më të vjetër, që do të thotë se komponentët dhe pajisjet e prodhimit janë më të lira, sipas raportit të ËSJ.

Në të kaluarën, modelet e vjetra janë prodhuar kur ka pasur kërkesa të mjaftueshme për to në tregje të caktuara.

iPhone XR, më i liri nga tre smartfonët e rinj, është duke hasur vështirësi në shitje pasi konsumatorët me buxhet më të kufizuar zgjedhin iPhone 8 e vitit të kaluar i cili ka një çmim akoma më të ulët.