Jeta Osh Qef
Home

Si të kishit një radiator me vete, krijohen veshjet me “sistem” ngrohës të brendshëm
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 24/11/2018 21:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa ditët e ftohta të dimrit po afrohen, një kompani ka ardhur me zgjidhjen e duhur për të mos ngrirë ndërsa jeni jashtë shtëpie.

Linja e re e veshjeve nga Ororo përfshin, xhaketa, xhupa, kapuça dhe dorashka të cilat janë të pajisura me një “sistem” ngrohjeje të integruar në brendësi të tyre.

E disponueshme për t’u blerë në Amazon, linja e re e veshjeve u lejon përdoruesve ta ndezin ose ta fikin ngrohjen kur të duan.

Artikujt e ndryshëm të veshjeve kanë nivele të ndryshme të ngrohjes, me ngrohësit që janë të vendosur në bel, në shpinë ose në bark.

Pra, edhe kur të jeni duke ecur në temperatura nën zero, me këtë “shpikjen” e re mund të ndiheni sikur jeni duke përqafuar radiatorin në shtëpinë tuaj.

Veshjet me sistemin e ngrohjes funksionojnë me bateri, e cila ka një jetëgjatësi prej 8 orësh. Edhe pse janë të ngarkuara me elektricitet, veshjet me ngrohje mund të lahen lehtësisht në makina larëse. JOQ Albania