Jeta Osh Qef
Home

Arsyet se pse duhet të pini çaj xhinxheri
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 24/11/2018 23:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Xhinxheri qetëson problemet me aparatin tretës

Komponimet fenolike të xhinxherit kanë treguar se ndihmojnë me problemet e traktit gastrointestinal. Duke marrë 1 deri në 2 gramë pluhur xhenxhefili para një vakti, ju përshpejtoni tretjen me 50%. Xhinxheri jo vetëm që nxit tretjen, por edhe eleminon fryrjen dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak .

Disa gllënjka uji të ngrohtë me pak xhenxhefil qetësojnë mukozën e zorrëve dhe lehtësojnë dhimbjet. Çaji xhenxhefil mund të ju ndihmojë të humbni peshë duke përshpejtuar sistemit tuaj të tretjes, gjithashtu djeg yndyrë dhe rrit metabolizmin tuaj.

Xhinxheri lehtëson ndjesinë e të përzierave

Pirja e çajit të xhenxhefilit apo edhe konsumimi i tij në formë të papërpunuar qetëson ndjesinë e të përzierave dhe të vjellave. Mjafton që një grua shtatzënë të marrë rreth 1,5 gram xhenxhefil që të mos ndjejë asnjë shqetësim në mëngjes.

Nëse ndiheni keq kur udhëtoni, ju zë makina, ju merren mendtë uji me xhinxher ju vjen në ndihmë.

Xhinxheri mund të lehtësojë dhimbjen dhe redukton inflamimin

Një studim i kryer në Universitetin e Gjeorgjisë zbuloi se konsumimi i kësaj erëze redukton dhimbjet e muskujve me 25%.

Xhinxheri mund të qetësojë gjithashtu dhimbjet menstruale gjatë periodave. Hulumtimet tregojnë se marrja e 1500mg xhenxhefil për tre ditë rresh përpara ciklit do të reduktojë ndjeshëm dhimbjet menstruale dhe simptomat e tjera.