Jeta Osh Qef
Home

Mund të vërtetojë ekzistencën e jashtëtokësorëve, zbulohet ujë në një planet tjetër
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/11/2018 11:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Astronomët kanë zbuluar ujë në atmosferën e një planeti 179 vite dritë larg në kuadër të “gjuetisë” për zbulimin e jetës jashtë planetit tonë.

Një ekip në Observatorin Keck në Maunakea, Hawaii bëri zbulimin ndërkohë që hetonin HR 8799c, një planet me gaz, shtatë herë më i madh se Jupiteri.

Planeti, një nga katër që orbitojnë yllin HR 8799, u gjet 179 vite dritë larg në konstelacionit Pegasi.

Astronomët përdorën teknologjinë e fundit për të konfirmuar ekzistencën e ujit dhe mungesën e metanit në atmosferën e planetit.

Ekipi kombinoi spektroskopinë me rezolucion të lartë me një teknikë të njohur si optikë adaptive, e cila korrigjoi efektin me “blur” të atmosferës së Tokës.

Sapo u mor një fotografi nga planeti, astronomët pastaj përdorën një instrument të quajtur spektrometër për të thyer dritën e planetit.

Dimitri Mawet, një profesor i asociuar i astronomisë në Caltech, deklaroi:

Kjo lloj teknologjie është pikërisht ajo që ne duam të përdorim në të ardhmen për të kërkuar shenja të jetës në një planetë të ngjashëm me Tokën. Ne nuk jemi ende në destinacion, por po marshojmë përpara".

Edhe pse astronomët kanë fotografuar më shumë se një duzinë planetësh të jashtëm, HR 8799 është sistemi i vetëm diellor me shumë planetë, të cilit ne i kemi bërë një fotografi. JOQ Albania