Jeta Osh Qef
Home

Djali dhe vajza vjedhin shishen e alkoolit në Korçë, bie në sy mënyra se si e fshehin
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 25/11/2018 12:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Thonë që varfëria të detyron edhe të vjedhësh, e kjo ndoshta deri diku justifikohet nëse vidhen ushqime aty për aty sa për të shuar urinë.

Sigurisht vjedhja nuk është zgjidhja, megjithëse është zgjedhje e detyruar nga kushtet.

Në rastin ideal mposhtja e varfërisë do të ishte revolta e cila arrin të përmbysë rendin dhe të shpërndajë pasurinë në mënyrë të barabartë…por kjo duket e pamundur në këtë thellim midis shtresës së pasur dhe asaj të varfër.

Megjithëse jemi ende disa ditë larg festave të fundvitit, ku alkooli “derdhet lumë”, për dy të rinj nga Korça si duket alkooli është “jetësor”.

Në një supermarket në qytetin e Korçës, dje pasdite kamerat e sigurisë kanë kapur një djalë dhe një vajzë, të cilët afrohen pranë sektorit të pijeve dhe si me stil fusin në çantë një shishe me pije alkoolike.

Sipas qytetarit që ka shkuar për JOQ Albania dhe ka denoncuar rastin, alarmi nuk ka rënë sepse nuk është instaluar ende lexuesja e barkoreve, por vjedhja është zbuluar rastësisht nga kamerat.

Është e çuditshme në fakt, se si mes gjithë rasteve që publikohen, askush nuk e kupton rëndësinë e kamerave të cilat na rijnë mbi kokë në çdo biznes.

PAMJET/ Komentet u takojnë juve: