Jeta Osh Qef
Home

Rreth botës për 15 minuta, ISS sjell pamjet e Tokës nga hapësira qe do ju lënë pa fjalë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25/11/2018 15:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) ka festuar 20 vjetorin e tij duke prodhuar një videon më të gjatë “time lapse” nga hapësira.

Pamjet janë lëshuara nga Agjencia Evropiane e Hapësirës e cila feston hapjen e modulit të parë Ndërkombëtar të Stacionit Hapësinor më 20 nëntor 1998.

Imazhet përfshijnë 21.375 imazhe dhe fillojnë pasi ISS kalon mbi Tunizi përpara se të marrë dy udhëtime në mbarë botën.

Imazhet që sjellin një pamje të Tokës sikur të jeni duke e parë nga ndodnjë hartë u morën nga observatori i kupolës së ndërtuar në Evropë më 6 tetor 2018.

Me 28 800 km/h, laboratorit pa peshë i duhen vetëm 90 minuta për të bërë një qark të plotë të Tokës. Videoja 15 minutëshe, tregon sesi planeti ynë kalon nga dita në natë dhe kthehet dy herë rreth e qark.

Dita të fuqishme mund të vërehen nga hapësira në kohën e natës. Në fakt bëhet fjalë për një stuhi rrufesh, gjë pothuajse normale për Tokën. JOQ Albania