Jeta Osh Qef
Home

Tani mund ta zbuloni nëse keni diabet duke ndriçuar dorën me një dritë fluoreshente
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/11/2018 11:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Diabeti i tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës mund të diagnostikohen thjesht duke ndriçuar një dritë floureshente në lëkurën tuaj.

Në një studim të ri, shkencëtarët zbuluan se personat me nivele më të larta të disa proteinave të caktuara u përballën me një rrezik më të madh të dy sëmundjeve dhe madje edhe të vdekjes së parakohshme.

Proteinat, të quajtura AGE, janë të lidhura me nivelet e larta të sheqerit në gjak, ngushtimin e arterieve si dhe presionin e lartë të gjakut.

AGE-t reflektojnë në dritën fluoreshente dhe mund të zbulohen nga ndriçimi i lëkurës, duke shmangur marrjet e gjakut në mënyrë të dhimbshme.

Rezultatet treguan se nivelet e proteinave AGE ishin më të larta në pacientët që më vonë zhvilluan diabetin e tipit 2 ose sëmundjet e zemrës, si dhe në ata që ndërruan jetë.

Në studimin e parë të këtij lloji, kërkuesit  nga Universiteti i Groningenit analizuan 72.880 pjesëmarrës të shëndetshëm të Dutch Lifelines Cohort Study.

Pjesëmarrësit lëkura e të cilëve ndriçoi nga drita fluoreshente, më vonë, u diagnostikuan me sëmundje të zemër, diabetit dhe disa prej tyre humbën edhe jetën. JOQ Albania