Jeta Osh Qef
Home

Efekte të tmerrshme anësore, ky është medikamenti i akneve që mund t’u vjedhë meshkujve “burrërinë”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/11/2018 12:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një medikament që trajton aknet, Roaccutane, thuhet të shkaktojë efekte të tmerrshme anësore, mes të cilave depresion dhe nxitje të tentativa të vetëvrasjes.

Përbërësi aktiv i Roaccutane-s, si dhe disa versioneve gjenerike që gjenden tashmë në treg, është një kimikat i quajtur isotretinoin.

Isotretinoina shërben për të ulur sasinë e yndyrës ose serum-in, të prodhuar nga gjëndrat në lëkurë, duke reduktuar inflamacionin e duke vrarë bakteret.

Dermatologët thonë se isotretinoina ka transformuar jetën e mijëra të rinjve, suksesi i tij mbështetet nga një rritje dramatike e recetave. Vetëm për Roaccutane, prodhuar nga kompania farmaceutike zvicerane Roche, shifrat kanë shkuar nga 6.522 në vit në 2006 në 48.997 në vitin 2016.

Ndërsa shumë prej pacientëve kanë përfituar në mënyrë të qartë nga mediakmenti, ai është shoqëruar gjithashtu me raportet e efekteve të rënda psikiatrike, duke filluar nga ankthi dhe sulmet e panikut e deri te depresioni dhe vetëvrasja.

Por, tani ka prova që isotretinoina mund të jetë përgjegjëse për një “epidemi” të fshehtë të mosfunksionimit të përhershëm seksual, që vazhdon edhe shumë kohë pas ndalimit të ilaçit, duke i privuar të rinjtë nga pasja e marrëdhënieve seksuale normale.

David Healy, një profesor i psikiatrisë në Universitetin Bangor, i cili po studion ndikimin e ilaçit shpjegon:

Mosfunksionimi i ereksionit është një faktor psikologjik shkatërrues ndaj të rinjve dhe, pa dyshim, çon edhe në vetëvrasje”.