Jeta Osh Qef
Home

LG sjell së shpejti telefonin e zgjuar me 16 kamera që mund të bëjë gjëra të “frikshme”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 27/11/2018 13:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

LG është duke punuar për të sjellë një telefon të zgjuar që do të ketë jo pak, por plot 16 kamera për të cilat thuhet se mund të realizojnë gjera të “frikshme”.

Pajisja e re nga LG, falë numrit të madhe të kamerave, mund të kapë një skenë nga pikëpamje të shumta, në sajë të lenteve dhe sensorëve të vendosur në kënde paksa të ndryshme.

Kompania koreano-jugoreka njoftuar se ka aplikuar për patentën USPTO për smartfonin me 16 kamera në pjesën e pasme, patentë kjo që është aprovuar në datën 20 nëntor.

16 kamerat do të jenë të vendosura në pjesën e pasme në formë të një matrice. Ato mund të bëjnë fotografi në shumë perspektiva. Përdoruesi o telefonit mund të zgjedhë të caktojë njërën nga kamerat për të bërë fotografitë dhe gjithashtu mund të zgjedhë edhe shumë kamera për të kryer të njëjtin funksion.

Fotot që shkrepen një të njëjtën kohë nga një sërë kamerash, mund të kombinohen në lëvizje. Kjo do të thotë që mund të keni në dispozicionin një mori “manovrash”.

Një pjesë të fotografisë mund ta zëvendësoni me një pjesë të njëjtë të marrë nga një kamera tjetër, po ashtu mund të kombinoni edhe pjesë të ndryshme në një foto të vetme.

Por,këtu gjërat marrin një kthesë të errët. Me sa duket ju do të jeni në gjendje të shkëmbeni fytyra të marra në kohë të ndryshme.

Nëse funksionon siç përshkruhet, mund të jemi të drejtuar drejt një bote të frikshme të manipulimit të fotografisë nga teknika të inteligjencës artificiale që shkëmben automatikisht fytyrat e njerëzve në foto dhe video.

Përveç 16 kamerave, në pjesën e pasme është e vendosur edhe një pasqyre e vogël dhe blici. Pasqyra me kamerën e fundit i mundëson përdoruesit që të bëjë një autoportret.

Kjo patentë do të mundësojë edhe integrimin e një ekrani tjetër në pjesën e pasme të pajisjes.