Jeta Osh Qef
Home

6 simptomat paralajmëruese të infeksioneve seksuale që nuk duhet të injoroni kurrë
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 28/11/2018 23:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nga problemet që femrat hasin më shpesh janë infeksionet e transmetueshme seksualisht.

Herë për fajin e partnerit e herë nga pakujdesia ndodh që dhimbjet apo pasojat të jenë mjaft alarmante, prandaj duhet të bëni kujdes.

Ne po ju vijmë në ndihmë me disa nga simptomat e dukshme që mbase deri tani i keni injoruar por nuk duhet ta bëni më.

Shkarkim i çuditshëm për organizmin

Ju e dini se cila është norma e organizmit tuaj dhe nëse është papritur diçka ndryshon, mbase trupi juaj po përpiqet t’ju tregojë diçka.

Çdo ndryshim në shkarkimin tuaj vaginal normal është një shenjë e infeksionit, qoftë në sasi, ngjyrë apo aromë.

Urinim i dhimbshëm

Ok, duhet ta pranojmë, urinimi është një nga gjërat themelore më të bezdishme që duhet të bëjmë çdo ditë. Por kur organi gjenital djeg bëhet akoma më e bezdishme dhe mbase ka ardhur momenti të vizitoni doktorin. Shenjat e djegies apo dhimbjes mund të shkaktohen nga një inflamacion në zonën tuaj gjenitale ose rrugët urinare, gjë që mund të jenë rezultat i një infeksioni ose i një sëmundje seksualisht të transmetueshme (SST).

Organi gjenital kruhet vazhdimisht

Stop! Kruarja është një simptomë e një sëmundje seksualisht të transmetueshme si trichomoniasis, që është e njohur për simptomën e kruarjes së vaginës.

Plagë

Menjëherë pasi gratë infektohen me sifiliz fillojnë të zhvillohen plagë, të cilat nuk shkaktojnë dhimbje. Këto shfaqen në vendin e saktë të infeksionit, që mund të jetë vagina, goja ose anusi.Dhe pas disa javësh ajo bëhet e rëndë, kështu që mos e lini pas dore nëse keni simptoma të tilla.

Skuqje të ashpra ose puçrra të kuqe

Pra, në lidhje me fazën e dytë të sifilizit. Gratë që janë infektuar me sifilizë do të fillojnë të kenë skuqje të lëkurës,ndonjëherë në pëllëmbë, në pjesën e sipërme të këmbëve ose në bust. Sifilizi mund të shkaktojë dëme afatgjata, si problemet kardiovaskulare dhe neurologjike, kështu që nëse dyshoni se jeni infektuar duhet të shkoni te doktori menjëherë.

Ndryshim ndërmjet periodave

Disa lloje sëmundjesh SST shkaktojnë gjakderdhje në periudha të ndryshme kohore që nuk kanë të bëjnë me menstruacionet dhe kjo ndodh sepse mitra është infektuar. Sëmundje si klamidia ose gonorrhea kanë simptoma të tilla , prandaj do të ishte mirë të këshilloheshit me mjekun.