Jeta Osh Qef
Home

Bëhet zbulimi që mund ta shpëtojë njerëzimin nga “tullacllëku” një herë e mirë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/11/2018 13:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shkencëtarët kanë deklaruar se mund të kenë gjetur një mënyrë për të parandaluar rënien e flokëve me kalimin e moshës.

Ata  besojnë se kanë zbuluar se si ndryshon gradualisht procesi i rënieve të flokëve duke rritur me sukses flokë në lëkurë të plagosur.

Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Nju Jorkut arritën të aktivizonin një zonë të trurit të quajtur “iriqi zanor”.

Kjo rrugë është shumë aktive ndërsa foshnjat ndodhen në mitrën e nënës dhe folikulat e flokëve të tyre janë duke u formuar. Por, fillon të mbyllet në momentin që ne plakemi ose dëmtojmë lëkurën.

Studimi shqyrtoi lëkurën e dëmtuar në disa minj laboratorike, duke u fokusuar në qelizat e quajtura fibroblastë që fshehin kolagjenin.

Kolagjeni është nja nga proteinat më përgjegjëse për mbajtjen e formës dhe fuqisë së lëkurës dhe flokëve.

Ekipi, i udhëhequr nga Dr. Mayumi Ito, aktivizoi rrugët sinjalizuese të “iriqit”, i cili përdoret nga qelizat për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Duke rikthyer komunikimin midis këtyre qelizave, në katër javë u vërejt regresioni i flokëve në minjtë që u analizuan.

Sipas eksperimentit të botuar në revistën, Nature Communications, rrënjët e flokëve filluan të shfaqen pas nëntë javëve. JOQ Albania