Jeta Osh Qef
Home

Bashkia hap gropat e thella në Mallakastër, alarmohen prindërit: Po na rrezikojnë jetën e fëmijëve
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 30/11/2018 10:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gërryerja pa kriter për të nxjerrë rërë bituminoze në fshatin Visok të Mallakastrës është kthyer në një problem për banorët e zonës.

Të shqetësuar, ata shprehen se gropat e hapura nga gërmimet rrezikojnë jetën e fëmijëve të tyre.

Sipas banorëve që kanë shkruar për JOQ Albania, rëra bituminoze e cila shërben për asfaltimin e rrugëve është duke u nxjerrë tani me qëllim që të shtrojnë ndonjë rrugë në prag të fushatës për zgjedhjet lokale.

Një qytetar shkruan:

Përshëndetje JOQ! Në fshatin Visok, Mallakatër, kanë ardhur mjetet e Bashkisë Balësh dhe prej disa javësh janë duke hapur gropa të stërmëdha anës rrugës ku kalojnë çdo ditë fëmijët për të vajtur në shkollë.
Gropat janë mbi 20 metra të thella dhe të mbushura me ujë, po na rrezikojnë jetën e fëmijëve.”

Siç duket edhe nga fotot, përreth këtij “kantieri” nuk ka asnjë rrethim që mund të shërbejë si masë sigurie.