Jeta Osh Qef
Home

Foto të pa publikuara nga transformimi i dhimbshëm i Parkut të Valbonës
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 30/11/2018 10:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur filluan ndërhyrjet për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë, JOQ Albania pati bërë një artikull me thirrjen “Vizitojeni tani Valbonën, se nesër do të jetë vonë”, e për fatin e keq me sa duket paskemi pasur të drejtë.

Pas shumë protestave qytetare, vërdallosjes nëpër gjykata dhe thirrjes së SHBA-së që punimet në Valbonë të ndalen, Parku Kombëtar i Valbonës ka filluar transformimin në një kantier.

Nga një bukuri përrallore, sot Valbona nuk është më e njëjta. Mjafton të merrni një rrugë për në skajin e veriu, të kaloni Tropojën dhe sapo të hyni në rrugën që të çon deri lart në park, do të vëreni se xhamat e makinës nuk mund t’i mbani më hapur nga pluhuri, nuk do mbusheni dot me ajër të pastër por duhet të ruheni nga ndotja e copëtimit të gurëve dhe derdhja e betonit.

Ditën e djeshme një piktore dërgoi disa foto ku e pikëlluar tregonte se u nis për të pikturuar bukuritë e Valbonës, por përfundoi duke dokumentuar një tragjedi natyrore.

Ndërsa sot JOQ Albania publikon disa foto të reja nga kjo masakër mjedisore të shkaktuar nga interesat e fortë të oligarkëve lidhur me politikën.

Valbona na vjen keq që nuk të shpëtuam dot, firma e hedhur për rrënimin tënd rezultoi të ishte më e fortë se sa çdo lloj rezistence.