Jeta Osh Qef
Home

Mendoi se ishte shtatzënë me 7 fëmijë, në bark kishte diçka tjetër të dëmshme
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/11/2018 11:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 28-vjeçare ka humbur një të tretën e peshës së saj trupore pas një operacioni për të hequr një cist vezoresh që peshonte rreth 26 kilogramë.

Cisti i saj, sipas mjekëve ishte i barabartë me peshën e 7 foshnjave të porsalindura.

Pavarësisht testeve të shumta të shtatzënisë që rezultuan negative, mjekët vazhdonin të insistonin se Keely Favell duhet të ishte shtatzënë pasi stomaku i saj u rrit në përmasa.

Gjithsesi, vetë Keely besonte se bëhej fjalë për yndyrë dhe se thjesht po shëndoshej.  28-vjeçarja nisi të vinte peshë që në vitin 2014.

Favell tregon:

Gjithmonë kam qenë pak e mbushur, dhe shtimi në peshë erdhi gradualisht pa u kuptuar.  Unë jetoj me partnerin tim Jamie Gibbins për 10 vjet dhe disa herë filluam të mendonim se mos isha shtatzënë, po bënim teste në shtëpi dhe gjithmonë rezultonin negativë."

Më në fund ajo u fut në operacion në mars të vitit të kaluar. Operacioni zgjati rreth 5 orë dhe kirurgu i saj i hoqi një cist që peshonte 26 kg. JOQ Albania