Jeta Osh Qef
Home

Nuk është Facebooku apo Instagrami, ju prezantojmë me aplikacionin më të përdorur për 2018-ën
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 30/11/2018 13:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe për 2018-ën aplikacionet më të përdoruara janë ato të rrjeteve sociale dhe që përdoren për të shkëmbyer mesazhe, të cilat janë falas.

Të përqëndruar në dorën e Mark Zuckerberg, Facebook, Instagram, Whatssap dhe Messenger, kanë numrin më të lartë të përdoruesve në të gjithë botën.

Të dhënat e fundit të publikuara nga kompania ‘Sensor Tower’, e cila bashkëpunon me ‘Uber’ dhe ‘Supercell’, rendisin Whatssapin, si aplikacionin më të përdorur.

Ky aplikacion u ble nga Facebook katër vjet më parë, për një shifër prej 19 miliardë dollarësh.

Gjatë këtij 4 vjeçari, Whatssap ka kaluar nga 450 milion përdorues në gjithë botën, në shifrën e frikshme 1.5 miliardë, ndërsa mesatarisht në ditë shkëmbehen 60 miliardë mesazhe.