Jeta Osh Qef
Home

“Fëmija i vogël po qante”, makina përplas furgonin me pasagjerë në Lushnje
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/11/2018 15:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.

Mësohet se një furgon me pasagjerë është përplasur nga një autoveturë, duke bërë që të dalë nga rruga.

Në pamjet e dërguara pranë JOQ Albania shihet se si autovetura është shtypur në pjesën e përparme, ndërsa furgoni i bardhë ka dalë jashtë rruge.

Nuk dihen deri tani detaje nga aksidenti por paraprakisht mësohet se ka pasur vetëm të lënduar.

Sipas një dëshmitari që ka dërguar videon në redaksinë tonë në një prej makinave të aksidentuara kishte qenë edhe një fëmijë i vogël, i cili nuk pushonte së qari.

Dëshmitari shkruan:

Për fat të  mirë nuk ka humbje në njerëz, vetëm disa lëndime të vogla. Ishte edhe një fëmijë i vogël që qante, por thjesht do jetë trembur".