Jeta Osh Qef
Home

Gjithë stinën brenda, kjo është 21-vjeçarja që është alergjike ndaj dimrit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 30/11/2018 22:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dimri nuk është fare një lajm i mirë për Arianna Kent-in, një 21 vjeçare nga Kanadaja e cila është alergjike ndaj kësaj stine të vitit.

Arianna vuan nga ajo që quhet “cold-induced urticaria” dhe rrezikon që të hyjë në shok nëse lëkura e saj bie në kontakt me ajrin e ftohtë.

Në momentin që ajo ekspozohet ndaj temperaturave të ftohta, trupi i 21-vjeçares mbushet me njolla të kuqe të cilat i shkaktojnë djegie dhe kruajte.

Në rastin më të keq, Arianna përfundon e shtruar në spital tre herë brenda muajit për shkak të ashpërsisë së simptomave të saj.

Kent jeton në Edmonton të Kanadasë, ku temperaturat mund të arrijnë deri në -40°C , kështu që ajo e shmang në maksimum daljen nga shtëpia, sepse edhe ecja në makinë është ‘potencialisht e rrezikshme’.

Urticaria vlerësohet të prekë rreth një në pesë vetë në një pikë të jetës së tyre. JOQ Albania