Jeta Osh Qef
Home

Burri mbytet në lumin Osum, trupi prej 3 orësh mbi gur sepse nuk shkon ambulanca ta marrë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 01/12/2018 9:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zonën e Çorovodës, ku një person është mbytur në lumin Osum.

Qytetarët që kanë shkruar për JOQ Albania shprehen se trupi i të mbyturit qëndron mbi një gur në lumë dhe nuk vjen asnjë ambulancë ta marrë edhe pse spitali është 2 minuta larg.

Përshëndetje JOQ! Në Çorovodë pas 3 orësh mezi e nxorën nuk vinte një ambulancë ta merrte, ça shteti kemi? Nëse ndodh kjo jashtë shtetit s’bëhet fjalë ta lënë ashtu!
Shumë tmerr, turp!
Kur i pyesnin njerëzit pse nuk po e nxirrni, thoshin që po presim ambulancën të sjellë një barrelë, kur spitali është 2 minuta larg dhe viktima kishte mbi 3 orë në ujë.”

Sakaq nuk është identifikuar ende personi që është mbytur dhe nuk ka ende një njoftim nga autoritetet zyrtare.