Jeta Osh Qef
Home

Femrat që gërhasin janë më të ekspozuara ndaj këtij rreziku shëndetësor
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/12/2018 20:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Femrat që gërhasin janë më shumë të rrezikuara që të vuajnë nga një atak i mundshëm në zemër ose edhe nga goditja në tru.

Sipas rezultateve të nxjerra nga një studim rezultoi se, gratë me atë që quhet apnoea e gjumit, që mund të shkaktojë kërhitje, kanë mure më të trasha të zemrës krahasuar me “homolgët”e tyre meshkuj.

Shkencëtarët gjermanë arritën në përfundimin se trashësia e mureve ishte e njëjtë edhe për femrat që gërhisnin po nuk vuanin nga apnoea.

Muret më të trasha të zemrës mund të ngurtësojnë muskujt e organit dhe ta bëjnë më të vështirë pompimin e gjakut nëpër trup, duke reduktuar kështu oksigjenin që i dërgohet trurit dhe muskujve.

Studiuesit nuk e kanë identifikuar ende se pse apnoea e gjumit ndikon në zemër në këtë mënyrë dhe shpresojmë të kryejmë eksperimente më të mëdha në të ardhmen për të konfirmuar çdo lidhje. JOQ Albania