Jeta Osh Qef
Home

Celularët që mbajmë në duar janë 7 herë më të pisët se ndenjëset e tualeteve
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/12/2018 21:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Telefonat e zgjuar, të cilët nuk i lëshojmë nga dora për asnjë moment, janë 7 herë më të pisët se ulëset e tualeteve.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i fundit  në të cilin thuhet gjithashtu se pajisjet me mbrojtëse lëkure kanë akoma më shumë baktere.

Gjithsesi, edhe për ju që përdorni mbrojtëse plastike lajmet nuk janë aspak të mira sepse niveli i ndotjes mbetet i lartë.

Pavarësisht nga kjo, një sondazh i kryer me punonjësit e zyrave zbuloi se dy në pesë pjesëmarrës i merrnin celularët me vere në tualete e tyre të punës.

Në kuadër të studimit, u morën mostra nga telefonat dhe më pas u ekspozuan ndaj një pajisjeje që mund të ndriçojë mbi mikrobe të gjalla në momentin që ata ndodhen në një sipërfaqe.

Nga skanimi rezultoi se ndenjëset e tualeteve treguan 220 pika të ndritshme si vende ku strehohen bakteret, por nga ana tjetër, në telefonat celularë u ndezën më shumë se 1.479 pika të ndritshme.

Ekspertët besojnë se telefonat ndoten kaq shumë pasi merren në banjo nga pronarët e tyre, të cilët nuk e kuptojnë që në këtë mënyrë janë duke marrë me vete edhe mikrobet e WC-ve. JOQ Albania