Jeta Osh Qef
Home

Instagram ndryshon rrënjësisht, përditësimi i fundit do ju bëjë “mos ta njihni”
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 01/12/2018 23:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të apasionuarit pas rrjetit social Instagram tashmë duhet të mësohen se pamja e këtij rrjeti social do të ndryshojë së shpejti.

Së fundmi rrjeti social po eksperimenton me skicime të reja, të cilat do të zhvendosin butonat e komunikimit në krye të faqeve të profilit, dhe numrat e ndjekësve që do kenë më pak vizibilitet.

Instagram po riorganizon mënyrën sesi të krijojë profile të përdoruesit, me aplikacionet e rrjeteve sociale që zhvendosin butonat dhe ikonat për të ndihmuar përdoruesit “të shprehin më mirë veten”.

Ndryshimet janë në fazën e testimit dhe mund të mos jenë të përhershme, por përfshijnë vendosjen e butonave “Follow” dhe “Message” pranë kreut të profileve dhe vendosjen e fotove të profilit në këndin e sipërm djathtas.

Përveç kësaj, ndryshimet gjithashtu përfshijnë një gamë të gjerë të butonave – “Mesazhi”, “Ndiqni”, “Email” dhe “Thirrje” – po ashtu janë ofruar më lart, duke ndihmuar potencialisht përdoruesit të komunikojnë më lehtë me njëri-tjetrin.