Jeta Osh Qef
Home

Prindërit zbulojnë se vajza e tyre kishte kancer pas kësaj fotoje në dukje normale
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/12/2018 18:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prindërit e një vajze trevjeçare e kuptuan se ajo kishte kancer pasi kishin bërë një fotografi të sajën teksa e zinte gjumi në një lisharëse në park.

Vetëm pak më vonë ata morën vesh se gjumi dhe lodhja e vogëlushes kishte qenë simptomë e një sëmundje vdekjeprurëse.

Dave Fletcher mendonte se ishte duke kapur një moment të këndshëm fëmijërie kur i bëri një fotografi vajzës së tij Izzy e ulur  në një kënd lojërash kur ishte 23 muajshe.

Por vetëm disa javë më vonë, Dave dhe bashkëshortja e tij, Vicky, morën lajmin e dhimbshëm se lodhja e vajzës së tyre të vogël ishte një nga shenjat e leukemisë.

Që prej asaj kohe, vajza iu është nënshtruar 570 dozave rraskapitëse të kimioterapisë dhe tani po lufton për mposhtjen e sëmundjes.

Zoti Fletcher, tashmë me anë të historisë së vajzës së tij po mundohet të ndërgjegjësojë e dhe prindërit e tjerë që të jenë vigjilentë ndaj shenjave treguese të sëmundjeve të mundshme. Nëse i kapni në kohë, mund t’u shpëtoni jetën. JOQ Albania