Jeta Osh Qef
Home

Ja pse është mirë që edhe femrat ta rruajnë fytyrën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/12/2018 19:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mund të kemi menduar se rruajtja e fytyrës është vetëm për meshkujt, por mesa duket është shumë e mirë për femrat. Vetëm se në këtë rast nuk përdoret për heqjen e qimeve të fytyrës, por për të përmirësuar kushtet e lëkurës.

Një nga trendet më të njohura në të gjithë Australinë është ai që quhet, “dermaplaning”, një formë e rruajtjes e cila në një farë mënyre e “rrjep” fytyrën duke i hequr pushin dhe lëkurën e hollë me anë të një bisturie kirurgjikale.

Procesi, i cili kushton mesatarisht mes 75 dhe140 dollarë, është pa dhimbje dhe përfshin heqjen e shtresës së jashtme të epidermës, e cila ndotet dhe bllokohet me kalimin e kohës.

Trajtimi thuhet se përmirëson strukturën dhe tonin e lëkurës si dhe e bën më të lehtë absorbimin e serumeve dhe hidratuesve.

Dermaplaning lejon gjithashtu edhe mundësinë e një grimi më të lehtë. JOQ Albania