Jeta Osh Qef
Home

Nëse iPhone juaj ka nevojë për bateri të re kjo është koha më e mirë për ta blerë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/12/2018 23:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas përhapjes së lajmeve të ngadalësimit të iPhone-ve për shkak të baterive të vjetra, Apple ka vendosur që t’i “përmirësojë” sado pak gjerat duke ofruar ulje në zëvendësimin e baterive.

Zbritja është e vlefshme për celularët që nisin nga iPhone SE dhe iPhone 6 e deri në iPhone X.

Pra, nëse keni nevojë për një bateri të re për iPhone, nuk ka kohë më të mirë se ky muaj, sepse Apple aktualisht po merr vetëm nga 29 dollarë nga çmimi aktual që ishte 79 dollarë. Pas 31 dhjetorit çmimet e baterive do të rriten.

Dhe nëse jeni duke pyetur për iPhone-t e rinj XS, XS Max dhe XR, ata nuk janë të përfshira në programin e uljeve pasi janë të rinj dhe vetëkuptohet që nuk ka bateri të konsumuara. Të gjithë janë akoma brenda garancisë. JOQ Albania