Jeta Osh Qef
Home

“Më shpëtoi jetën”, 52-vjeçarja pretendon se qeni i saj mund të nuhasë kancerin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 04/12/2018 23:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 52-vjeçare ka rrëfyer se si qeni i saj i ka shpëtuar jetën pasi nuhati kancerin që ajo kishte në vezore.

Stephanie Herfel filloi të kishte dhimbje të padurueshme në abdomenin e saj dhe pas një vizite mjekët i thanë se bëhej fjalë për një cist.

Pasi e dërguan me qetësues në shtëpi, zonja Herfel u drejtua tek gjinekologu vetëm kur qeni i saj, një Husky siberian, me emrin Sierra e nuhati në bark dhe bëri një reagim aspak normal.

Tre javë më vonë, 52-vjeçarja u diagnostikua me kancer të fazës së tretë në vezore.

Pas kimioterapisë ajo mendoi se ishte kuruar tashmë. Por, Husky i saj bëri të njëjtin reagim pas nuhatjes në vitin 2015, testet më vonë zbuluan se kanceri i saj ishte kthyer.

Tashmë e shëruar plotësisht, zonja Herfel beson se nuk do të ishte gjallë nëse nuk do të ishte për Sierra-n

Ajo thotë:

I kam borxh jetën atij qeni. Ajo me të vërtetë ishte si një dhuratë nga Zoti për mua."

JOQ Albania