Jeta Osh Qef
Home

Një “parajsë” në Irak, shtëpi lundruese mbi lumin Tiger
Shkruar nga: | Publikuar më: Wed Aug 31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse ju bie ndonjëherë rasti që të shkoni në Irak, duhet të vizitoni patjetër këtë “parajsë” që gjendet aty. Konkretisht, në juglindje të Irakut, ndërmjet Lumit Tiger dhe Eufrat, në kufi me Iranin është një zonë banuar, e quajtur Ma’dan, që në gjuhën arabe do të thotë “Aranët e Lagunës”.

Kjo zonë ka qenë e banuar që prej 5 mijë vitesh dhe ka pasur rreth gjysmë milioni banorë të cilët jetonin në banesa të vendosura mbi disa ishuj të vegjël në këtë zonë.

Një nga aspektet e kulturës së zonës janë ndërtesat prej druri, me një kujdes të veçantë estetik dhe të bërë vetëm me material vendas, sidomos me kallamë të lagunës.