Jeta Osh Qef
Home

Ja përse duhet t’i mbani larg adoleshentet nga këto produkte të kujdesit personal
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/12/2018 21:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kimikatet, që gjenden në produktet për kujdesin personal, janë të lidhura direkt me pubertetin e hershëm tek vajzat.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri, që në fokus ka pasur një numër të madh kimikatesh të pranishme në disa produkte kozmetike, dhe hyrjen në pubertet të adoleshentëve.

Ekspertët zbuluan se kimikatet, në disa produkte të kujdesit personal, i bënin vajzat që i përdornin që të hynin në pubertet më herët se moshataret e tyre që i kishin shmangur në një farë mënyre.

Sa i përket djemve, studimi nuk gjeti asnjë lidhje mes tyre dhe pranisë së këtyre kimikateve në produktet kozmetike për meshkuj.

Kërkuesit studiuan 388 fëmijë në Kaliforni të cilët morën pjesë në studimin afatgjatë.

Studimi, i botuar në revistën “Human Reproduction”, shqyrtoi efektet që jepnin në organizmin e të rinjve përbërës si phthalates, parabens and phenols. Disa prej tyre janë të pranishme në produkte si parfume, deodorante, sapune, shampo, manikyre dhe produkte kozmetike.

Dr Kim Harley, profesor i asociuar në Universitetin e Kalifornisë, i cili udhëhoqi studimin, tha:

Ne gjetëm dëshmi se disa kimikate që përdoren gjerësisht në produktet e kujdesit personal lidhen me pubertetin e parakohshëm të vajzave."

Puberteti i hershëm rrit shanset që adoleshentët të vuajnë nga probleme mendore si dhe rrit rreziqet e prekjes nga kanceri i gjirit dhe ai i vezoreve. Kështu që kjo çështje është shumë e rëndësishme për t’u trajtuar. JOQ Albania