Jeta Osh Qef
Home

Flet i riu që vrau 18-vjeçarin shqiptar në Greqi, arsyeja që dyshohet pse e eliminoi me plumb në mushkëri
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06/12/2018 8:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mario Isaj është 18-vjeçari nga Leskoviku i cili u vra dy net më parë në një rrugë të errët kur po shkonte në banesën e tij në Kavalla, Greqi.

Ka qenë miku i tij, edhe ky shqiptar, që ka pranuar krimin e rëndë në polici duke deklaruar se situata kishte degjeneruar pas një sherri.

Ai ka deklaruar gjatë dëshmisë së tij se kishte qenë në një kafene me 18-vjeçarin dhe kur po largoheshin kishin nisur të debatonin në lidhje me disa kartmonedha, që i janë gjetur viktimës në dorë kur u gjet i vdekur në rrugë.

Autori i dyshuar pretendon se ka tentuar thjesht ta trembë viktimën, por e ka qëlluar gabimisht.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka saktësuar gjithashtu se Isaj është qëlluar në kraharor i cili i ka prekur mushkërinë, ndryshe nga sa u raportua fillimisht se ishte qëlluar me dy plumba pas shpine.

18-vjeçari shqiptar aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala, ndërsa ishte rritur në këtë qytet ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur universitetin.

Afër ngjarjes, në një bllok ndërtesash private, policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje.

Funerali i 18-vjeçarit do të mbahet të premten, ku pritet të mbërrijnë edhe të afërmit e tij nga Shqipëria.