Jeta Osh Qef
Home

“Dilni në shesh, jo në dritare”/ Pas Tiranës studentët ‘ndezin’ dhe Elbasanin
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 06/12/2018 11:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërkohë që Ministria e Arsimit në Tiranë është ‘rrethuar’ nga studentët, që protestojnë kundër rritjes së tarifave edhe në Elbasan kanë nisur protestat.

Studentët e Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan kanë bojkotuar mësimin dhe kanë bërë thirrje, që të gjithë studentët të dalin në shesh.

“Dilni në shesh, jo në dritare", "sdu kredi për kredite" kanë qenë këto disa prej pankartave, që studentët mbanin në duar.

Gjithashtu në protestë janë ngritur edhe studentët e Universitetit të Durrësi dhe Korçës, ndërsa në Shkodër do protestohet nesër.