Jeta Osh Qef
Home

Porositi kostumin “special” për Krishtlindje, përballet me surprizën e pakëndshme
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/12/2018 11:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë e dy fëmijëve që dëshironte të kishte diçka ‘speciale’ për të veshur për Krishtlindje u përball me situatën që ndodh rëndom me blerjet në internet.

Lisa Williamson po kërkonte për një kostum seksi festiv që ta vishte në një klasë të kërcimit në tub.

Kështu që, kur pikasi një jumpsuit të kuq me një kapele në eBay për 7 pound, nuk po u besonte syve dhe e porositi menjëherë.

Por, në momentin që porosia i erdhi në shtëpi, pasi e nxori nga kutia, ajo e kuptoi që diçka nuk shkonte mirë.

Pavarësisht se në reklamë thuhej që kostumi ishte i një cilësie të mirë, ajo thotë se porosia që mori nuk bënte as “dy lekë”. Me një cilësi të dobët dhe masë më të vogël.

Duke shpresuar se ndoshta i rrinte më mirë, ajo e provoi dhe rezultati nuk mund të ishte ndryshe veçse qesharak.

Kështu Lisa e postoi foton në Facebook, në përpjekje që të argëtonte miqtë dhe familjarët. JOQ Albania