Jeta Osh Qef
Home

Mundësi e artë për punë në SHBA, Ambasada amerikane jep njoftimin e rëndësishëm
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 06/12/2018 12:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ambasada amerikane ka bërë një njoftim të rëndësishëm, për të gjithë studentët e Universiteteve të akredituara.

Në njoftim thuhet se këto studentë do të kenë mundësi të punojnë gjatë verës në SHBA.

Ambasada sqaron më tej se ky është një program shkëmbimi kulturor dhe rekrutimi ka filluar tashmë.

Njoftimi i plotë

Sot bën ftohtë jashtë, por përpara se ta kuptoni – vera do të vijë shumë shpejt! Studentë të universiteteve, a jeni të interesuar që të kaloni verën duke punuar dhe udhëtuar në Shtetet e Bashkuara? Nëse po, ju mund të shihni programin Veror të Punësimit. Ky është një program shkëmbimi kulturor i hapur për studentë nga universitete të akredituara dhe rekrutimi për këtë program ka filluar! Për më tepër informacion – vizitoni faqen tonë të internetit: https://al.usembassy.gov/sq/visas-sq/nonimmigrant-visas-sq/2017-summer-work-travel-program-sq/