Jeta Osh Qef
Home

Protesta madhështore e studentëve, Lindita Nikolla mbledh me urgjencë drejtuesit e Fakulteteve
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06/12/2018 12:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prostesta madhështore studentore vazhdon jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit me një pjesëmarrje masive nga studentë të të gjitha fakulteteve.

Sot është dita e dytë e protestës ku studentët kërkojnë uljen e tarifave shkollore apo përgjysmimin e tyre, përmirësimin e kushteve në konvikte dhe heqjen e tarifës për kreditet e provimeve të mbartura.

Reagimi i parë i ministres së Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla ka mbërritur.

Sipas burimeve të para, ajo ka thirrur sot në një mbledhje urgjente drejtuesit e Fakulteteve në Tiranë.

Ksëshillat Studentorë janë shprehur se nuk do të tërhiqen deri në plotësimin e kërkesave të tyre, anulimin e VKM-së ose do të kërkojnë tërheqjen e ministres Nikolla.