Jeta Osh Qef
Home

Veliaj shkoi për të pirë kafe te “Astiri”, banorët: Erdhi si skuth, me 20 badigardë…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06/12/2018 13:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kur ka kaluar tashmë një muaj që nga nisja e protestës së banorëve të “Astirit” për dëmshpërblimet pas ndërtimit të Unazës së Madhe, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shkuar në kërë zonë dhe ka pirë kafe. Të paktën kështu thotë një kronikë e shpërndarë nga zyra e shtypit të Bashkisë.

Në njoftimin e zyrës së shtypit thuhet:

Ishte një kënaqësi e veçantë që takoja të gjithë miqtë këtu në “Astir” e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë “Skrapari”. Siç u takuam me miqtë nga Tropoja, sot me miqtë nga Tepelena, Korça, Skrapari, sepse besoj që është shumë e rëndësishme të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ajo që kemi një konsensus sot, siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe me tepelenasit, skraparllinjtë e korçarët është që ky projekt duhet të vijojë dhe ne duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës.”

Mirëpo vetëm pak më pas kanë reaguar banorët e Unazës së Re sipas të cilëve lokali ku kishte shkuar Veliaj nuk ishte i banorëve që preken nga projekti, por i nipit të Gramoz Ruçit, Gjolek Malaj.

Banorët thonë se Veliaj shoqërohej nga 20 badigardë nga frika e një konfrontimi me banorët.

Ata kanë thënë:

Erioni bene takime ne menyre te fshehur si skuth, me 20 badigarde , ne oren 7:30 te mengjesit se nuk eshte aq trim te perballet me banoret e unazes se re, takimi i tij ishte me spiunat e zones, me njerzit pa shkolle , te cilet jan strukturat e Rilindjes. Takimi i tij ka qen me Administratorin e zones, Adriatik Merko dhe me nipin e Gramoz Ruçit , Gjonlek Malaj te cilet per shkak te ktyre eshte bere dhe devijimi i projektit.!! Turp te kesh Erion Velia paftyresia jote po arrin kulmin. Me takimet e tua fallco."