Jeta Osh Qef
Home

Të shpërfytyruar për jetë, pacientët tregojnë si janë katandisur nga kirurgu plastik
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/12/2018 12:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me dhjetëra pacientë kanë ngritur padi kundër një doktori plastik i cili, sipas pretendimeve të tyre, u ka shkatërruar fytyrën duke përdorur produkte të paligjshme.

Dr. Wesley Murakami, i cili kryen trajtimet estetike në klinikën e tij në Goiania, në perëndim të Brazilit qendror, akuzohet për injektimin e sasive të tepërta dhe të paligjshme të mbushësit Metacryl, PMMA rrëshirë sintetike, në procedurat e bioplastisë.

Viktimat,që kanë mbetur të shpërfytyruar, pretendojnë se u bindën që t’i nënshtroheshin trajtimit pasi iu premtua se rezultatet do të përmirësonin pamjen e tyre dhe do të korrigjonin defektet në fytyrën e tyre.

Megjithatë, ndodhi tërësisht e kundërta dhe rreth 40 pacientë tashmë pretendojnë  se procedura i la me ënjtje afatgjata që dëmtuan rëndë fytyrat e tyre.

Sipas Këshillit Mjekësor të Brazilit, përdorimi i produktit, i njohur në industri si PMMA (polimetil-metakrilat), duhet të injektohet nga mjekë vetëm brenda kufijve të përshkruar prej pesë mililitarëve.

Avokatët e mjekut nuk kanë dhënë ende një përgjigje rreth akuzave. JOQ Albania