Jeta Osh Qef
Home

Lëshohet raketa, Kina do të eksplorojë për herë të parë pjesën e errët të hënës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/12/2018 20:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kina po dërgon sot një sondë e cila do të studiojë pjesën e pa eksploruar të Hënës, ose atë që quhet pjesa e errët e hënës.

Sonda e emëruar, Chang’e-4 ka si target të sajin Polin Jugor të satelitit tonë natyror si dhe një krater të madh të quajtur Von Karman. Ky krater në fakt është edhe më i madhi në sistemin tonë diellor.

Sonda pritet të bëjë një ulje të “butë” në këtë pjesë të hënës pas një udhëtimi 27 ditor nëpër hapësirë.

Eksplorimi i kësaj pjese të hënës si dhe kraterit mund të hedhë dritë të re mbi historinë dhe gjeologjinë e saj. Pritet që sonda të mbledhë shkëmbinj të cilët nuk janë parë kurrë më parë.

Studiuesit shpresojnë se thellësia e madhe e kraterit do t’u lejojë atyre të studiojnë mantelin e hënës, shtresa nën sipërfaqen e hënës.

Chang’e-4 është përshkruar si një projekt "jashtëzakonisht ambicioz" dhe pritet të jetë si një shenjë e qëllimeve në rritje të Kinës për të konkurruar në nivelet e eksplorimit të hapësirës në SHBA, Rusi dhe BE. JOQ Albania