Jeta Osh Qef
Home

Ja si të kujdeseni për lëkurën gjatë dimrit që të mos ju thahet
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/12/2018 23:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me ardhjen e dimrit, temperaturat e ftohta mund të bëjnë “kërdinë” me lëkurën tuaj, si në trup ashtu edhe në fytyrë.

Me uljen e temperaturave, lëkura bëhet e thatë dhe nganjëherë mund edhe të plasë, gjë që shkakton dhimbje ose kruajtje.

Por, gjithçka ka një zgjidhje dhe dermatologët kanë disa këshilla për të mbrojtur organin më të madh të trupit nga rreziqet e të ftohtit.

Së pari, për ta mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe të hidratuar duhet që të siguroheni që keni lagështirë në ajër. Për ta siguruar këtë, bëni mirë të konsumoni sa më shumë ujë gjatë ditës.

Një tjetër këshillë është që të përdorni produkte hidratuese sa më të lehta, që mos krijojnë acarime të lëkurës. Duhet të mos ndani gjithashtu edhe kremin e diellit, pasi ai nuk përdoret vetëm gjatë verës.

-Shmangni sa më shumë dushet e nxehta, pasi uji i nxehtë avullon shpejt nga trupi dhe lëkura juaj. Nëse preferoni banjot e nxehta atëherë, këshillohet që t’i mbani dyert e mbyllura për të ruajtur avullin.

– Aplikoni sa më shpesh një hidratues në fytyrë, këmbë dhe duar.

-Mos dilni në të ftohtë me fytyrë dhe duar të pambrojtura. JOQ Albania