Jeta Osh Qef
Home

Smarti ndahet më dysh, shoferja në gjendje të rëndë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09/12/2018 9:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm në zoën e quajtur si “Bulevardi Blu” në Kamëz.

Sipas dëshmitarëve për JOQ Albania, një automjet tip Smart ka përfunduar i ndarë me dysh në një pemë.

E plagosur rëndë ka mbetur një vajzë e re, raportojnë burime nga vendngjarja për redaksinë tonë.

Shkak për aksidentin, sipas të njëjtit burim, është bërë një parakalim i gabuar i drejtueses së mjetit.

Një dëshmitar nga vendngjarja raporton për JOQ Albania:

Pershendetje ka ndodhur nje aksident sot n oren 4 te mëngjesit te bulevardi blu ne kamez. Me fal po nuk e di mir si ka ndodhe per ka qen nje goce ne timone edhe ka bo nje parkalim te gabum edhe si pasoje esht perplase me pemën. Po ajo goca isht shum keq ne ato momet nuk e di per me shum”.