Jeta Osh Qef
Home

Fabrika e asfaltit në Mirditë rinis punën, banorët: Kemi probleme në frymëmarrje
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 09/12/2018 18:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në fshatin Rrasfik, shtatë kilometra larg Rubikut, Mirditë, një fabrikë asfalti ka rinisur punën edhe pse shpesh është denoncuar në media.

Edhe pas denoncimit, sipas banorëve kjo fabrikë është mbyllur dhe hapur pas disa muajsh.

Banorët shprehen se kanë probleme në frymëmarrje, teksa autoritetet vijojnë të mos marrin masa.

Një banore e zonës shkruan për JOQ Albania:

Pershendetje JOQ Albania! Jam nje banore e Rrasfikut nje fshat i rrethit Mirdite. Vendosa tju shkruaja per nje problem qe prek fshatin tim por ju lutem dua te mbetem anonim.Ne  fshatin tim eshte ndertuar nje fabrike asfalti i cili tymi eshte i demshem per te gjithe  dhe per gjithcka ,tymi i kesaj fabkrike eshte bere i padurueshem sa kam veshtiresi ne frymemarrje dhe kjo fabrik nuk  eshte problem vetem fshatin Rrasfik por dhe per Fangun Fierzen dhe per qytezen Rubik e cila pavarsishte qe eshte shtate kilometra nga fshati Rrasfik perseri degjohet tymi te pakten ne fillim te kesaj qyteze.Per kete fabrik Kane ardhur dhe media te tjera si news-24,top news dhe ora neës por pavarsisht  nderhyrjes se mediave me kerkes te banoreve qe fabrika mos te vihej me ne pune nuk ka funksionuar pasi pas disa muajsh fabrika eshte vene ne pune serish  vazhdon qe nga ajo dite e deri ne sot duke na  mbytur me tymin e saj te padurueshem.Duket qe te gjithe e harruan vendin tone nje fshat i vogel ne rrethin e Mirdites pasi sapo u dha nje here a dy ne televizor me shume si nje lajm rutine nga ato qe degjohen cdo dite sesa nje lamj per te cilet shqetesohen shume banore.Prandaj ju lutem ta postoni kete mesazh ne menyre  qe ajo fabrik asfalti te mbyllet njehere e pergjithmone.Faleminderit NGA nje banore Rrasfik-Mirdite.