Jeta Osh Qef
Home

Kështu fryn era jashtëtokësore, sonda e NASA-s sjell për herë të parë tinguj nga planeti i kuq
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/12/2018 19:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sonda, InSight e lëshuar nga NASA për të eksploruar Marsin, ka sjellë për herë të parë tinguj nga planeti i kuq. Më konkretisht, sonda InSight ka sjellë për herë të parë tingullin që bën era në Mars.

Laboratori i agjencisë hapësinore ka publikuar audion e erës jashtëtokësore të mbrëmjen e së premtes. Sonda i regjistroi frekuencat e ulëta të erës gjatë javës së parë të operacioneve ndërkohë që monitoronte lëkundjet sizmike në planet.

Era vlerësohet të ishte duke fryrë me 10 deri në 15 mph dhe këto janë tingujt e parë nga Marsi që janë të dëgjueshme nga veshët e njeriut, sipas studiuesve.

Sonda InSight  zbarkoi në planetin e kuq më 26 nëntor.

Agjencia shpjegoi që misioni kryesor i sondës është që të studiojë lëvizjet sizmike, por edhe lëvizjet që shkaktohen nga valët e erës mund të ‘kualifikohen’ si lëvizje në planet. JOQ Albania