Jeta Osh Qef
Home

Facebook përgjon përdoruesit, dëgjon bisedat me anë të mikrofonit të celularit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 12/12/2018 20:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dihet tashmë që gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook, përdor të gjitha mënyrat e mundshme për të “përgjuar” përdoruesit e tij.

E gjithë kjo punë bëhet në mënyrë që ata t’u paraqesin përdoruesve të tyre reklama të personalizuara në bazë të kërkesave ose synimeve që kanë.

Por, thuhet gjithashtu se ndër të tjera, Facebook, me anë të aplikacionit, mund të ndërhyjë edhe në mikrofonin e pajisjeve celulare dhe të dëgjojë biseda.

Këtë “teori” e ka përforcuar 23-vjeçarja, Adelaide Bracey e cila ka mbetur e tmerruar kur pa t’i shfaqeshin reklama për disa gjera që ajo i kishte folur. Pra, nuk i kishte bërë “search” në Google apo në asnjë vend tjetër.

Disa javë më parë ajo kishte folur me një shoqen e saj rreth saunave dhe si me “magji” në llogarinë e saj në Facebook u shfaqën reklama saunash.

Edhe pse në vitit 2016, Facebook lëshoi një deklaratë ku e mohonte ndërhyrjen në mikrofonin e celularëve, si duket rastet tregojnë të kundërtën. JOQ Albania