JOQ Albania
Home

“Ik, ik, ik”/ Studentët përzenë “Top Channel” nga sheshi
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/12/2018 15:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Studentët prej më shumë se një jave kanë braktisur Universitetet dhe janë ngritur në protestë, kundër ligjit për Arsimin e Lartë.

Prej tri ditësh ata janë vendosur para ambienteve të Kryeministrisë, të shoqëruar edhe nga mediat.

Por ajo që u vu re ditën e sotme nga kamera e JOQ është fakti se ata nuk kanë pranuar të japin intervistë për televizionin kombëtar Top Channel.

Me thirrjet “ ik, ik, ik”, operatorja dhe gazetarja e këtij televizioni janë larguar.

Ende nuk dihet arsyesja e reagimit të studentëve përballë Top Channel, por dyshohet se ka lidhje me dialogun që Kryeministri Rama bëri me disa studentë, në studion e “Top Show”.