JOQ Albania
Home

Fushë-Krujë/ Makina del nga rruga, ndërron jetë këmbësori
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/12/2018 18:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në Fushë-Krujë, në fshatin Tapizë, mbrëmjen e sotme.

Nga të dhënat e para mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje, shtetasin Gëzim Kaziu, 59-vjeç.

Ende nuk dihen shkaqet, por policia ka shkruar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

Ndërsa një video e mbërritur në redaksinë e JOQ bën me dije se ambulanca nuk ka shkruar ende në vendin e ngjarjes për marrjen e trupit të viktimës. Qytetari shprehet: 

" Ka ndodhur në fshatin Tapiz. Ka më shumë se 20 minuta nuk vjen ambulanca. As ambulanca as funerali. Viktima kishte më shumë se i 30 minuta në rrugë si mas të dhënave  viktima ishte Gëzim Kaziu, banues i fshatit Tapiz"