JOQ Albania
Home

Tjetër skandal për “Johnson & Johnson”, kompania e dinte që pudra e tyre shkaktonte kancer
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/12/2018 18:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Johnson & Johnson si duket e ka ditur që pudra e tyre e famshme për fëmijë përmbante një përbërës që shkaktojnë kancer.

Sipas një raporti të publikuar së fundmi, kompania e ka ditur prej dekadash për praninë e azbestit në pudër, por gjithsesi e ka lejuar shpërndarjen.

Firma ka qenë e detyruar të dorëzojë mijëra dokumente të brendshme dhe konfidenciale lidhur me paditë nga 11,700 njerëz, të cilët pohojnë se pudra e famshme u shkaktoi kancer.

Sipas një hetimi të Reuters, dokumentet, që datojnë nga viti 1971 deri në fillim të viteve 2000, tregojnë se i gjithë stafi i J & J, nga drejtuesit e deri te shkencëtarët e tek avokatët, e dinin që pluhuri herë pas here rezultonte pozitiv për sasi të vogla të azbestit.

Raporti i publikuar nga Reuters bëri që aksionet e kompanisë të binin në tetë për qind të premten, duke e bërë kështu firmën që të “përjetonte” ditën më të keqe prej një dekade. JOQ Albania