JOQ Albania
Home

Studimi: Stetoskopët e mjekëve janë “të ngarkuar” me baktere, një prej tyre shumë i rrezikshëm
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/12/2018 22:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Stetoskopët e mjekëve janë të ndotur në mënyrë të rrezikshme duke vënë në rrezik jetën e pacientëve në spital, të cilët ekspozohen ndaj infeksioneve të ndryshme.

Sipas një studimi të realizuar së fundmi, shumica prej stetoskopëve janë të ngarkuar me disa lloje bakteresh të cilat shkaktojnë infeksionet spitalore, përgjegjëse për rreth 99,000 vdekje në vit vetëm në SHBA.

Studiuesit në Universitetin e Pensilvanisë ekzaminuan rreth 40 stetoskopë të përdorur nga mjekët në njësinë e kujdesit intensiv.

Pas ekzaminimit, rezultoi se secili prej instrumenteve ishte i ndotur me një gamë të gjerë të baktereve dhe secili mbante mikrobin famëkeq që shkakton infeksion “staph”. Gjysma prej tyre kishte bakterin,  MRSA.

Megjithëse ekzistojnë shumë infeksione të mundshme, që pacientët mund t’i marrin në spitale, objektet e kujdesit shëndetësor janë zakonisht të mbushura me baktere si Staphylococcus, Pseudomonas, Acinobacter, Clostridium, Enteroococcus, Stenotrophomonas dhe Burkholderia.

Secili prej tyre mund të sulmojë plagët e hapura ose ato në shërim e sipër, vende kirurgjike ose edhe sistemet e dobësuara të imunitetit të pacientëve që po trajtohen me sëmundje të tjera. JOQ Albania