JOQ Albania
Home

Shtypini fort për dy minuta këto dy pika në këmbë dhe prisni që të ndodhë “mrekullia”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/12/2018 20:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Akupresura apo terapia terapeutike me shtypje ka treguar prej kohësh efektin lehtësues dhe lirimin nga dhimbjet.

Ky vend në këmbët tuaja mund të jetë edhe pika më e dobishme e akupresurës. Te kinezët, pika e akupresurës në shputa quhet Tai Chong ndërsa specialistët e sotëm e kanë quajtur LV3 apo LR3.

Shtypja dhe mbajtja fort për rreth dy minuta e këmbëve thuhet që ka një ndikim të fuqishëm në mëlçi. Pika gjendet në gishtin e parë dhe të dytë në të dyja këmbët, në majë të nyjave.

Për të aktivizuar këto pika, shtypni me gishtin e madh për rreth 2 minuta dhe merrni frymë thellë vazhdimisht.

Pasi të keni bërë këtë veprim të thjeshtë, do të liroheni nga stresi, do të ndieni lehtësim në pjesën e poshtme të shpinës, do t’iu lehtësohen problemet me sytë, dhimbjet e kokës si dhe ato të plagëve të vogla.

Por, që të japë efektin e duhur, është shumë e rëndësishme që procesi të praktikohet 2-5 herë në ditë për 2 minuta.