JOQ Albania
Home

Apple dhe Google po shesin aplikacione që e lejojnë partnerin tuaj t’ju spiunojë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/12/2018 23:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aplikacionet e sinjalizuara të telefonave të zgjuar po u krijojnë mundësinë personave që i kanë në zotërim që të spiunojnë telefonin e partnerit ose partneres, të monitorojnë mesazhet e fëmijëve ose të ndjekin punonjësit.

Aplikacionet e shitura nga Apple dhe Google Play u mundësojnë këtyre përdoruesve të regjistrojnë thirrjet e njerëzve të tjerë, përcaktojnë vendndodhjen e një objektivi dhe monitorojnë mesazhet në mediat sociale.

Shumë prej tyre mund të përdoren gjithashtu për të zbuluar historinë e shfletimit në internetit të një objektivi dhe madje të shohin sa përqindje baterie ka telefoni i tyre.

Një aplikacion, i quajtur mSpy, i cili kushton deri në 149,99 dollarë në vit, mburret me faktin se aplikacioni kryesor i kontrollit prindëror për smartfona që i lejon prindërit të monitorojnë mesazhet me tekst, thirrjet telefonike, vendndodhjen aktuale të GPS, Snapchat, WhatsApp dhe shumë më tepër.

Gjithsesi në kushtet e përdorimit thuhet që personi që bën “spiunimin” duhet të jetë në zotërim të pajisjes që po përgjon ose të ketë marrë lejë paraprakisht nga “i përgjuari”.

Hyrja në një pajisje kompjuterike pa lejen e dikujt është një vepër penale dhe personi përgjegjës mund të dënohet deri në dy vite burg. JOQ Albania