JOQ Albania
Home

Doli në britaniken “The Sun”, ish-banorja e “Big Brother Albania”: Si më zgjodhën për rolin e dashnores
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/12/2018 21:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Katerina Shkëmbi ishte një ndër banoret më të komentuara brenda shtëpisë së “Big Brother 7” dhe vazhdon të jetë shumë e komentuar në media e rrjete sociale.

Por, si duket, ajo tashmë është bërë e njohur edhe jashtë Shqipërisë. Katerina është zhvendosur në Angli dhe fotot e saja janë publikuar në tabloidin “The sun”. Ajo vjen si protagonistja e muajit në rubrikën “The story of the Sun”.

Në një intervistë të fundit, ajo ka treguar se është përzgjedhur për një histori-serial të një trekëndëshi dashurie, kur rreth saj zhvillohet e gjithë ngjarja.

Shkëmbi tregon:

Sapo kam dalë në faqet e “The Sun”, si protagoniste këtë muaj e rubrikës “The story of The Sun”. Titulli i rubrikës është “Helena’s Love Deception” dhe është një histori-seriale e ilustruar me fotot tona, të tre aktorëve. Historia mban emrin e personazhit tim, pra, rreth meje zhvillohet e gjithë ngjarja, një trekëndësh dashurie. Historia flet për një djalë që quhet Max, një vajzë brune që quhet Tina dhe një biondeje, pra, unë që quhem Helena. Me pak fjalë, jam në rolin e dashnores së bosit të drogës, që hyn mes këtij çifti. Por që të tregoj gjithë historinë e plotë duhet të presim pesë ditë, po aq ditë sa duhej për t’u publikuar historia e plotë në The Sun.”

Skenat janë xhiruar në Londër në shtëpinë e pronares që merret me “Story of the Sun” dhe disa vende të tjera.

Katerina tregon më tej:

Një miku im italian që jeton këtu prej 50 vjetësh më takoi me pronaren, të cilën e ka shumë mikeshë. Ajo ka qenë dhe modele e “Playboy”-t dhe u tregua e gatshme për mua, sapo miku im i tregoi angazhimet e mia të deritanishme në modë apo “Big Brother”. I pëlqeva menjëherë dhe më zgjodhi direkt për këtë rol."